Sat, Oct 3, 2026

Leonora Jakupi me mesazh për politikanët: Të mblidhen pa inate, të miratojnë një ligj për këtë ‘gjykatë të poshtër’

Leonora Jakupi me mesazh për politikanët: Të mblidhen pa inate, të miratojnë një ligj për këtë ‘gjykatë të poshtër’
  • PublishedOctober 2, 2026


 

Këngëtarja Leonora Jakupi ka folur nga protesta e sotme në Prishtinë, ku ka bërë thirrje për bashkim politik lidhur me çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një prononcim për Kosova Press, ajo u ka bërë apel politikanëve që të lënë mënjanë inatet dhe të angazhohen së bashku për këtë çështje.

‘Po të mblidhet e gjithë politika pa inate, të miratojë një ligj për këtë gjykatë speciale të poshtër’, është shprehur Jakupi në prononcimin për Kosova Press.

Deklarata e saj erdhi gjatë protestës së organizuar në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat në kryeqytet kanë vijuar prej ditësh, ndërsa protesta e 1 tetorit është organizuar nga platforma ‘Liria ka Emër’.

Prania e saj në protestat në Prishtinë nuk është e re.

Këngëtarja ka marrë pjesë edhe në tubimet e mëparshme dhe ka shprehur vazhdimisht publikisht mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së.

Protestat pasojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, me dënime që arrijnë në 81 vjet burgim gjithsej.