Portugalia triumfon pa CR7, por nderimet ia bën…Hojlund, Ramos “driblon” legjendën: Largimi i tij nuk kishte efekt
Pa CR7, por sfida Danimarkë-Portugali nuk e humbi shkëlqimin, 6 gola të shënuar, shumë spektakël, me luzitanët që dolën me pikë të plota pas suksesit 4-2. Në kulmin e tensionit, ku largimi i C.Ronaldo ka sjellë kaos në radhët e ekipit përfaqësues, ekipi i Jorge Jesus dhuroi një tjetër sfidë të bukur ku risia absolute ishte Leao titullar, por me një detaj shumë domethënës, me numrin 7-të mbi fanellë.
13 minuta lojë i mjaftuan Portugalisë për të kaluar në avantazh, me Cancelo-n që finalizoi me shumë klas një aksion të bukur. Danezët iu përgjigjën shpejt, me Damsgaard që mposhti portierin Diogo Costa me një goditje fantastike. Festa nuk zgjati shumë pasi dy minuta më vonë, Gonçalo Ramos u shkëput shpejt duke dërguar topin në rrjetë. Gol dhe assist nga sulmuesi i Milan si për të harruar për kokë mungesën e CR7.
Asnjë nga lojtarët e Portugalisë nuk festuan asnjë nga 4 gola si Ronaldo, por e bëri diçka të tillë Hojlund, me bomberin e Napolit që barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 53-të, ndërsa më pas festoi si idhulli i tij. Portugalia mori kontrolli i lojës duke gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, me Vitinha-n dhe Joao Felix.
Falë këtij suksesi 4-2, Jorge Jesus vijon ecurinë perfekte me 9 pikë të plota në 3 ndeshje. Interesat ishte fakti që pas ndeshjes, Jesus shkoi të takonte Hojlund, por ky i fundit e refuzoi duke e shtyre, ndërsa në konferencë pas ndeshjes i pyetur për festimin e tij sqaroi se ishte vetëm një shenjë respekti ndaj CR7, një idhull për të, për t’i qëndruar pranë në këtë momente.
Ndërkohë, Gonçalo Ramos theksoi se çështja Ronaldo nuk ka ndikuar brenda ekipit: “E gjithë kjo që ndodhi me Ronaldo nuk kishte ndikim te ndeshja. Ne dëshirojmë gjithnjë të fitojmë. Për ne, gjëja më e rëndësishme është skuadra”, u shpreh Ramos.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Uellsi triumfoi 2-1 përballë Norvegjisë së Haaland. Një fitore me përmbysje e Uellsit që e bën akoma më interesat Grupin e 3 në Ligën A, me 3 ekipe me 3 pikë.
