Maran ndryshon formacionin, rikthehen emrat “big”, dy dilema përpara Finlandës
Me 6 pikë në “xhep”, Shqipëria sfidon Finlandën me një objektiv të qartë, kjo është një transfertë që nuk duhet humbur për të ruajtur statusin si kryesues në Grupin 3 në Ligën C. Trajneri Ronaldo Maran pritet t’i rikthehet formacionit të tij bazë, ose më saktë, të njëjtit grup që luajti kundër Bjellorusisë në ndeshjen e parë në Nations League.
Në portë pritet të rikthehet Etrit Berisha, ndërsa dyshja e qendrës nuk ndryshon me Gjimshitin dhe Ismajlin që do të zbresin nga minuta e parë. Në krah të djathtë rikthehet Hysaj, ndërsa balotazhi i vetëm është në krahun e majtë, Pilo ose Mario Mitaj.
Titullar në mesfushë është projektuar edhe Asllani, ndërsa Shehu ka fituar kuota në raport me Ramadanin. I paprekshëm është Ernest Muçi, i cili do të dirigjojë fazën ofensive, rolin e organizatorit, ndërsa nga minuta e parë pritet të zbresin Mehmeti në të majtë dhe Uzuni në të djathtë.
Pika e referimit në majën e sulmit pritet të jetë sërish Rey Manaj.
