Tue, Oct 6, 2026

“Poker” ndaj Belgjikës, Zidane “thyen” një rekord 24-vjeçar: Pjesë e dytë e jashtëzakonshme

“Poker” ndaj Belgjikës, Zidane “thyen” një rekord 24-vjeçar: Pjesë e dytë e jashtëzakonshme
  • PublishedOctober 6, 2026

“Poker” golash për të “thyer” me përmbysje “djajtë e kuq”. Franca dhuron spektakël përballë Belgjikës, ku i mjaftoi një pjesë lojë për të dalë me pikë të plota. Zinedine Zidane i falet sërish një super Michael Olise, me sulmuesin e Bayern Munich që dhuroi një assist dhe realizoi një “dopjetë” golash. Në “Saint-Denis”, Belgjika befasoi “gjelat” në minutën e 35-të kur Lavia futi një top fantastik për Lukebakion, me “bomberin” e Benfikës që u shkëput shpejt duke tundur rrjetën.

Në fraksionin e dytë, Zidane ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë Olise, Cherki dhe Doue, tre lojtarë të cilët ndryshuan totalisht fatin e këtij takimi. Fillimisht ishte Doue, me sulmuesin e PSG, që i mjaftuan 5-të minuta lojë për të barazuar shifrat në 1-1. Në të 81-të, Olise futi një top të bukur në qendër, aty ku Cherki me një prekje të lehtë përmbysi rezultatin në 2-1. Stafetën në fund e mori Olise, me yllin francez që fillimisht, në minutën e 88-të dërgoi shifrat në 3-1. Në shtesë, Doue, dhuroi assistin e dytë në pak minuta me Olise, me këtë të fundit që me një tunel të bukur ndaj portierit kompletoi “dopjetën” e tij personale dhe “pokerin” e golave për Francën duke fituar edhe duartrokitjet e Zidane.

Me 10 pikë në 4 ndeshje, Franca qëndron e qetë në krye të Grupin e 1 në Ligën A. Zidane i bën një nisje shumë të mirë aventurës së tij te Francës ku me 3 fitore dhe 1 barazim, me 10 pikë në total, është nisja më e mirë e një trajneri në 24 vitet e fundit në krye të “gjelave”.

Nuk e fshehu gëzimin për këtë përmbysje të madhe Zinedine Zidane: “Ky është futbolli, kjo është ajo që ne duam. Patëm disa vështirësi në pjesën e parë, por kjo është pjesë e lojës. Arritëm të rregullonim problemet dhe zhvilluam një pjesë të dytë të jashtëzakonshme”, u shpreh Zidane.



“ ✓”