Shakira nuk i kursen fjalët e mira për Dua Lipën pas performancës së tyre: Perëndeshë
Shakira e ka konsideruar një ëndërr të bërë realitet paraqitjen e Dua Lipa-s në koncertin e saj në Madrid. Këngëtarja kolumbiane dhe ylli shqiptar ndanë skenën të shtunën, më 3 tetor, ku performuan së bashku këngën “Antología”.
Dua Lipa bëri një paraqitje surprizë gjatë koncertit të Shakira-s, pjesë e turneut të saj botëror Las Mujeres Ya No Lloran. Dy këngëtaret sollën një version akustik të “Antología”, një nga këngët më të njohura të Shakirës, e publikuar në vitin 1995 në albumin Pies Descalzos.

Pas performancës, Shakira ndau në Instagram disa foto me Dua Lipën dhe shkroi:
“Me Dua Lipa-n, një ëndërr e bërë realitet për shumë prej nesh.”
Edhe Dua Lipa ndau momente nga performanca, duke falënderuar Shakirën për ftesën.
“Faleminderit që më ftuat të mdaj skenën me ju për të kënduar ‘Antología’. Ndjeva sikur ju, unë dhe publiku u bëmë një. Jam shumë mirënjohëse që mora me vete një kujtim kaq të bukur”, shkroi ajo.

Shakira iu përgjigj postimit të Dua-s, duke e falënderuar që kishte ardhur posaçërisht për të kënduar me të.
“Dua, faleminderit që erdhe deri këtu, posaçërisht për të kënduar me mua dhe për të ndarë talentin dhe bukurinë tënde me të gjithë ne. Të duam, perëndeshë”, shkroi këngëtarja.
Performanca ishte veçanërisht e rëndësishme pasi kjo ishte hera e parë që dy këngëtaret interpretuan së bashku “Antología”. Koncerti i 3 tetorit pati edhe një tjetër moment historik për Shakira-n, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë përmes Amazon Music u bë koncerti më i ndjekur në platformë nga një artiste femër./Anabel
