Amal Clooney shkëlqen me fustan të artë Gucci në mbrëmjen bamirëse The Albies
Amal Clooney tërhoqi vëmendjen me një fustan të artë nga Gucci, teksa mori pjesë së bashku me bashkëshortin George Clooney në ceremoninë bamirëse The Albies, të organizuar në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.
Avokatja 48-vjeçare e të drejtave të njeriut zgjodhi një fustan me supe të zbuluara dhe thekë të artë, të kombinuar me taka elegante dhe një çantë argjendi.
Ndërsa George, 65 vjeç, u shfaq me smoking të zi dhe papion, shkruan DailyMail.

Në eventin e organizuar nga Fondacioni Clooney për Drejtësi morën pjesë edhe Brad Pitt, i shoqëruar nga partnerja e tij Ines de Ramon, si dhe Isla Fisher, Hannah Waddingham, Emma Thompson dhe shumë emra të tjerë të njohur.
Ceremonia The Albies nderon individë që angazhohen në mbrojtjen e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Ajo mban emrin e gjyqtarit dhe aktivistit të njohur kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, Albie Sachs. /Telegrafi
