Mon, Oct 12, 2026

Derbi rezulton fatal, Partizani shkarkon trajnerin

Derbi rezulton fatal, Partizani shkarkon trajnerin
  • PublishedOctober 12, 2026

Tani është zyrtare. Partizani ka ndarë rrugët me trajnerin Florin Bratu.  Lajmi është konfirmuar së fundmi, nga klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ky vendim për teknikun vjen menjëherë pas disfatës në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës, me shifrat 3-1. Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga  Alfred Deliallisi, trajner që drejton ekipin B.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive”.



“ ✓”