Tue, Oct 13, 2026

Real Madrid, Mourinho: Ndaj Romës ndeshje e veçantë, dua të fitojnë…të dy-ja

Real Madrid, Mourinho: Ndaj Romës ndeshje e veçantë, dua të fitojnë…të dy-ja
  • PublishedOctober 13, 2026

Numri një i stolit të Real Madrid, bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Romës në Champions.

“Në dy ndeshjet tona të para në Champions League, jemi përballur me dy ekipet më të mira të Italisë: fillimisht me Interin dhe tani me Romën. Gasperini ka bërë një punë të shkëlqyer prej vitesh; ne jemi përgatitur për stilin e lojës së Romës, edhe pse e dimë se ata mund të aplikojnë diçka ndryshe. Ata e dinë se skuadra me fanellat e bardha nuk është një kundërshtar i lehtë – jemi gati të reagojmë nëse ata ndryshojnë diçka – por ajo që ka më shumë rëndësi është ajo që duam të bëjmë ne.”

Për të, do të jetë një takim i veçantë: “Gjatë 90 minutave, unë dhe tifozët e Romës do të jemi kundërshtarë. Por nuk do të jemi kurrë armiq – thjesht kundërshtarë. Gjatë ndeshjes, nuk ka vend për dyshime: si Roma, ashtu edhe unë, duam të fitojmë.”

Kur u largua nga detyra, Mourinho nuk pati mundësi t’u thoshte lamtumirë mbështetësve të Romës: “E tillë është jeta dhe i tillë është futbolli; ndoshta nesër do të kem mundësinë ta ndiej dashurinë e njerëzve dhe do të përpiqem t’i mbaj emocionet nën kontroll, edhe pse nuk e di nëse do t’ia dal mbanë. Jam trajtuar mirë në shumë klube, por tifozët e Romës janë vërtet njerëz të veçantë.”



“ ✓”