Rikthimi në “Olimpico”, Mou rigjen Romën, sfidë speciale për “The Special One”
José Mourinho rikthehet në stadiumin Olimpico për herë të parë si kundërshtar i Romës, klubit që drejtoi në 138 ndeshje dhe me të cilin fitoi Conference League në vitin 2022 në finale e Tiranës ndaj Feyenoord. Pavarësisht rivalitetit të mbrëmjes, portugezi ruan një lidhje të veçantë me tifozët verdhekuq, të cilët i ka vlerësuar vazhdimisht për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar.
Mourinho ka pranuar se në kryeqytetin italian ka përjetuar emocione të veçanta, ndërsa suksesi në Conference League dhe finalja e Europa League mbeten pjesë e rëndësishme e aventurës së tij. Përballë tij do të jetë Gian Piero Gasperini, trajneri që Special One e ka cilësuar si një nga kundërshtarët më të vështirë të karrierës. Rivaliteti mes tyre nisi në vitin 2008, kur Interi i Mourinhos dhe Genoa e Gasperinit barazuan 0-0, në një ndeshje që portugezi e përshkroi si një betejë të vërtetë taktike.
Në përballjet direkte, Mourinho ka bilanc pozitiv, por në tri ndeshjet e fundit nuk ka arritur të fitojë, duke regjistruar një barazim dhe dy humbje. Rikthimi në Olimpico pritet të jetë një mbrëmje e veçantë, ku emocionet dhe mirënjohja e tifozëve do të ndërthuren me rivalitetin në fushë. Real do të kërkojë fitoren e dytë radhazi në Champions, pas asaj ndaj italianes tjetër Interit në raundin e pare, ndërkohë verdhekuqtë e Gasperinit barazuan në Stamboll ndaj Fenerbahçe.
