Fri, Oct 16, 2026

Ka bërë krenarë shqiptarët në botë, kolonelja: Kam respekt për Policinë e Shtetit, por ajo që kam parë është zhgënjyese

Ka bërë krenarë shqiptarët në botë, kolonelja: Kam respekt për Policinë e Shtetit, por ajo që kam parë është zhgënjyese
  • PublishedOctober 16, 2026

Një nga emrat më të njohur në atletikën shqiptare, Luiza Gega ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave studentore dhe dhunën e ushtruar nga policia.

Kolonelja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet e tmerruar për atë që ka parë këto ditë.

“Kam pasur dhe vazhdoj të kem shumë respekt për uniformën e Policisë së Shtetit. Por ajo që kam parë këto dy ditë është zhgënjyese.

Uniforma duhet të jetë simbol i sigurisë dhe mbrojtjes, jo i frikës dhe dhunës ndaj gjimnazistëve dhe të rinjve që kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre”, shkruan Gega.

 

Screenshot 2026 10 16 123713 (1)
Screenshot 2026 10 16 123713 (1)



“ ✓”