Sun, Oct 18, 2026

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
  • PublishedOctober 18, 2026
Një kordon policor, i pajisur me mburoja dhe maska kundër gazit, qëndron mes tymit dhe qindra gurëve të kalldrëmit të shpërndarë në rrugë pas përleshjeve me protestuesit. Foto: Xhemali Moku/BIRN.

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama u shoqëruan të shtunën, më 17 tetor, me përplasje të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke shënuar ditën e pestë radhazi të trazirave në kryeqytet.

Rrugët përreth institucioneve qeveritare u mbuluan nga gazi lotsjellës, ndërsa forcat e policisë, të pajisura me skafandra, mburoja dhe mjete të tjera mbrojtëse, u përballën me protestues që hodhën gurë dhe sende të forta.

Policia përdori gjithashtu autobotë me topa uji, plumba gome për të shpërndarë turmën. Në disa zona shpërthyen flakë, ndërsa gurët e kalldrëmit të shkulur nga rruga mbuluan bulevardin.

Fotografitë e realizuara nga fotoreporteri i BIRN, Xhemali Moku, dokumentojnë disa nga momentet më të tensionuara të përleshjeve, përdorimin e forcës nga policia dhe kaosin që përfshiu qendrën e Tiranës.

Protestat, të nisura nga të rinjtë dhe studentët me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, janë përhapur gjatë javës në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa përshkallëzimi i dhunës ka ngritur shqetësime për sigurinë publike dhe respektimin e të drejtës për tubim paqësor.