Tue, Oct 20, 2026

Legjionarët/ Ernest Muçi “hakmarret” ndaj ish skuadrës së tij, fantazisti kuqezi protagonist në fitoren e Trabzonspor

Legjionarët/ Ernest Muçi “hakmarret” ndaj ish skuadrës së tij, fantazisti kuqezi protagonist në fitoren e Trabzonspor
  • PublishedOctober 20, 2026

Ernest Muçi vazhdon të konfirmojë formën e tij të shkëlqyer sa herë përballet me Beshiktashin, skuadrën që e afroi në futbollin turk, por që nuk i besoi plotësisht potencialit të tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që la gjurmë në ndeshjet e Ligës së Kombeve me ekipin tone përfaqësues, ishte sërish protagonist në kampionatin turk, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitoren 2-0 të Trabzonsporit.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 21-të, kur Muçi dhuroi një aksion spektakolar. Pas një driblimi të jashtëzakonshëm, futbollisti shqiptar provoi të dërgonte topin në rrjetë, por u ndal nga ndërhyrja e portierit kundërshtar. Megjithatë, Tufan ishte në vendin e duhur dhe përfitoi nga rasti për të shënuar golin e avantazhit për Trabzonsporin.

Në pjesën e dytë, vendasit gjetën edhe golin e dytë me Salah, duke vulosur një fitore të rëndësishme në garën për pozitat e larta të renditjes.

Ky sukses merr një vlerë të veçantë për Trabzonsporin, që falë tri pikëve të fituara parakalon pikërisht Beshiktashin dhe ngjitet në vendin e katërt të kampionatit turk. Skuadra ku aktivizohet Ernest Muçi mbetet tashmë vetëm tri pikë larg Gallatasarajt kryesues, duke mbajtur të hapur garën në majën e tabelës.

Ndërkohë, Muçi vijon të tregojë se përballjet me ish-skuadrën e tij janë një motivim i veçantë, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në ofensivën e Trabzonsporit



“ ✓”