Tue, Oct 20, 2026

Spalletti nuk preket, Juve i jep besim, por me kusht

Spalletti nuk preket, Juve i jep besim, por me kusht
  • PublishedOctober 20, 2026

11 pikë në 7 javë, vendi i 8 në Serie A, por mbi të gjitha disfata kundër Lazio-s, janë shifra që lëkundën në themel stolin e Luciano Spalletti-t, një situatë e vështirë që detyron drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të marrin një vendim. Të gjithë mediat italiane bashkohen në një pikë: Spalletti nuk preket, të paktën jo për momentin, por ekipi duhet të reagojë shpejt, të rikthehet te fitorja. Juve i jep në këtë mënyrë besim me kusht trajnerit Spalletti-t. Sfidat e radhës kundër Rennes, Lecce-s dhe Genoa-s janë përcaktuese për të ardhmen e tij në krye të Juve.

Afro 12 muaj më parë, kur Spalletti zbarkoi në Torino, tifozët dhe i gjithë ambientin shpresonin se tekniku “azzurr” do të ndryshonte fatin e “Zonjës së Vjetër”, por shifrat vërtetojnë të kundërtën, Spalletti ka bërë më keq edhe se sa Tudor në fillim të sezonit, 11 pikë Spalletti në 7 javë, 12 Tudor.

Pavarësisht shifrave, Juve nuk ka ndërmend të ndryshojë “timonier” në këtë pikë të sezonit duke i dhënë besim Spalletti-t. As vetë trajneri nuk ka ndërmend të largohet, të jap dorëheqjen, edhe pse mbi kokë i qëndron si hije emri i Antonio Conte-s, me këtë të fundit që mbetet në pritje të një ofertë që pas largimit nga Napoli.



“ ✓”