Wed, Nov 18, 2026

Fitorja e parë pa Messin, “shkëlqen” Argjentina, 7 gola dhe spektakël ndaj Costa Ricës

Fitorja e parë pa Messin, “shkëlqen” Argjentina, 7 gola dhe spektakël ndaj Costa Ricës
  • PublishedNovember 18, 2026

Argjentina është rikthyer te fitorja në mënyrën më spektakolare të mundshme, pas humbjes së pak ditëve më pare ndaj Uruguait. Në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Kempes” të Kordobës, skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni ka shkatërruar Kosta Rikën me rezultatin e thellë 7-0, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse.

Në ndeshjen e dytë pa Lionel Messin, vjen fitorja e pare për nënkampionët e botës. “Albiceleste” tregoi forcën dhe potencialin e saj ofensiv. Protagonistë të mbrëmjes ishin edhe dy futbollistë me lidhje me futbollin italian: Nico Paz, i cili realizoi dy gola, dhe Franco Mastantuono, autor i një dopiete. Në listën e golashënuesve u regjistrua gjithashtu Julian Alvarez, me dy realizime, ndërsa Alexis Mac Allister kompletoi festivalin e golave.

Një paraqitje për t’u vlerësuar edhe për Maximo Perrone, i cili dhuroi dy asistime, Ky sukses shërben si një përgjigje e menjëhershme e kampionëve të botës pas disfatës 2-1 ndaj Uruguait në Buenos Aires. Argjentina rikthehet kështu te fitorja, duke treguar se edhe pa yllin e saj Lionel Messi, mbetet një skuadër me potencial të jashtëzakonshëm ofensiv.



“ ✓”