Sat, Oct 4, 2025

Në një lidhje me konkurrentin e “Përputhen”?! Flet për herë të parë Loredana Brati!

  • PublishedSeptember 24, 2025

Në një lidhje me konkurrentin e “Përputhen”?! Flet për herë të parë Loredana Brati!

Loredana Brati, e njohur për rolin e saj si Kupidi në sezonin e fundit të “Përputhen”, ka folur për herë të parë për zërat që e lidhin me një nga konkurrentët e programit. Në një lidhje telefonike me Ronaldo Sharkën në “Live From Tirana”, Loredana i hodhi poshtë thashethemet dhe sqaroi situatën që çoi edhe në largimin e saj nga show.

“U mërzita kur pashë ato lajme, por do kalojë,” tha ajo, duke theksuar mbështetjen që ka marrë nga fansat dhe publiku gjatë kohës që ishte pjesë e Big Brother VIP. Sipas saj, ajo ka qenë shumë e hapur në katër muajt e saj në reality show dhe ka treguar karakterin dhe vlerat e saj.

Loredana mohoi gjithashtu çdo lidhje romantike me konkurrentin, duke sqaruar se fotografia që u publikua ishte thjesht një rastësi. “Kam qenë në Dhërmi me shoqërinë dhe ky person punon në restorantin ku po drekoja. U ulëm për pak bashkë në tavolinë, dhe më pas u bë foto,” tha ajo.

Ajo shtoi se ka vendosur të largohet nga “Përputhen” për arsye të tjera dhe se është shumë sociale dhe komunikative me të gjithë konkurrentët, prandaj nuk e kupton pse kjo histori u bë kaq e madhe.

Loredana nuk e përjashton mundësinë të jetë në një lidhje në të ardhmen dhe thekson se mediat duhet të jenë më të kujdesshme para se të publikojnë histori që mund të jenë të pasakta.