Fri, Oct 3, 2025

Yamal “përplas” Flick me De La Fuente, trajneri i Spanjës nuk ia përton: S’dua t’ia di çfarë thotë

  • PublishedSeptember 25, 2025

Yamal “përplas” Flick me De La Fuente, trajneri i Spanjës nuk ia përton: S’dua t’ia di çfarë thotë

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka reaguar menjëherë për dëmtimin e Yamal dhe akuzave të ardhur nga trajneri i Barcelonës.

Flick akuzoi Spanjën se nuk u kujdes siç duhet për lojtarët, pasi pa Lamine Yamal që u lëndua.

De La Fuente, u përgjigj duke thënë se nuk i intereson.

“Sot, në vendin tim, në këtë moment, nuk mbaj mend çfarë tha Flick, as nuk më intereson.

Askush nuk mund të më ushtrojë më shumë presion sesa unë. Jam shumë kërkues ndaj vetes në punën time të përditshme”- tha De La Fuente.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net