Fri, Oct 3, 2025

Pas divorcit nga Isla Fisher, Sacha Baron Cohen nis një lidhje të re me një yll 26-vjeçar të ‘OnlyFans’

  • PublishedSeptember 26, 2025

Pas divorcit nga Isla Fisher, Sacha Baron Cohen nis një lidhje të re me një yll 26-vjeçar të ‘OnlyFans’

Aktori dhe komediani i njohur britanik, Sacha Baron Cohen (53), është fotografuar në shoqërinë e modeles dhe influencueses në platformën OnlyFans, Hannah Palmer, e cila është 26 vjet më e re se ai. Sipas raportimeve nga tabloidi britanik The Sun, dyshja janë parë duke dalë nga një restorant në SHBA, duke nxitur spekulime për një romancë të re në jetën e aktorit pas ndarjes nga bashkëshortja e tij prej shumë vitesh, Isla Fisher.

Një burim pranë çiftit tha për The Sun se lidhja e tyre është ende në fazat e hershme, por ata po kalojnë mirë me njëri-tjetrin pavarësisht diferencës së madhe në moshë. Sipas të njëjtit burim, ata u njohën muajin e kaluar gjatë festës së 50-vjetorit të regjisorit Taika Waititi në Ibiza, një event privat ku morën pjesë emra të njohur si Kate Moss, Matt Damon, Sebastian Stan dhe Natasha Lyonne.

“Hannah është një vajzë shumë argëtuese dhe e zgjuar. Sacha është me fat që po del me të”, deklaroi burimi.

Sacha Baron Cohen dhe aktorja Isla Fisher njoftuan divorcin në prill të vitit 2024, pas më shumë se dy dekadash së bashku. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në qershor, ata thanë se janë krenarë për atë që kanë ndërtuar bashkë dhe se vazhdojnë të kenë respekt të ndërsjellë ndërsa rrisin tre fëmijët e tyre.