Fri, Oct 3, 2025

‘Moment i rëndë’/ Gerta Gixhari ngushëllon Gjestin pas humbjes së vëllait

  • PublishedSeptember 26, 2025

‘Moment i rëndë’/ Gerta Gixhari ngushëllon Gjestin pas humbjes së vëllait

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Gerta Gixhari, ka shprehur dhimbjen dhe mbështetjen e saj për Gjestin, i cili është prekur nga një tragjedi familjare pas humbjes së vëllait të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gixhari shkruan se nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë këtë dhimbje, por ajo dërgon ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij.

“Uroj që Zoti t’ju japë forcë ty dhe familjes tënde në këtë moment kaq të rëndë, dhe shpirti i tij të prehet në paqe,” shkroi Gixhari, duke shoqëruar mesazhin me një emoji paqeje.

Ky reagim vjen pas dhjetëra mesazheve të ngjashme nga figura publike që i janë gjendur pranë Gjestit në këtë moment të vështirë.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.

Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.