Fri, Oct 3, 2025

Lana Del Rey feston përvjetorin e parë të martesës, ndan për herë të parë foto nga dasma!

  • PublishedSeptember 27, 2025

Lana Del Rey feston përvjetorin e parë të martesës, ndan për herë të parë foto nga dasma!

Lana Del Rey po feston vitin e parë të martesës me Jeremy Dufrene. Këngëtarja 40-vjeçare shënoi përvjetorin e parë me bashkëshortin e saj, një udhërrëfyes turistik me varkë në kënetat e Louisianës. Me këtë rast, Del Rey publikoi në Instagram një karusel fotosh që ofrojnë një pamje intime nga dita e tyre e dasmës.

Postimi nisi me foto të Del Rey dhe Dufrene duke pozuar e duke u puthur në një airboat. Më pas shfaqeshin miqtë e ftuar, mes tyre Jack Antonoff dhe Margaret Qualley, duke brohoritur për çiftin. Del Rey ndau gjithashtu detaje të tortës së dasmës, e pikturuar me një kabinë brenda një kornize të artë, si dhe një moment ku çifti i ushqente njëri-tjetrit copëza torte.

Karuseli përfshinte edhe një shishe parfumi të gdhendur me “Love on the Bayou” dhe datën e dasmës “26.9.24”, bashkë me enë argjendi antike. Del Rey,  emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Woolridge Grant  dhe Dufrene u martuan në Des Allemandes, Louisiana, pikërisht në kënetën ku Jeremy drejton turizmin me varkë. “Ky është vendi ku janë njohur,” tha një burim për People. “Dasma ishte e bukur, e qetë dhe familjare, gjithçka u përqendrua te historia e tyre e dashurisë.”

Një tjetër burim e quajti marrëdhënien e tyre “romancë rrufe”, por miqtë e afërt të Lana-s shpresonin që lidhja të bëhej serioze. “Jeremy është ndryshe nga burrat e botës së spektaklit,” shtoi burimi. “Ai është një zotëri jugor, karizmatik dhe e trajton Lana-n shumë mirë. Ajo është një shpirt i vjetër.”