100 gola në 104 ndeshje, Harry Kane i befasuar: Është një çmenduri (VIDEO)
5 fitore në 5, 22 gola të shënuar vetëm 3 të pësuar. Bayern Munich është shndërruar një “makineri” perfekte golash, është thuajse e pamundur të rivalizohet në Gjermani. E provoi edhe Werder Bremen ta ndalte, por u dorëzuan pa kushte. Të udhëhequr nga një super Harry Kane, autor i një “dopiete”, Bayern triumfoi me “poker” golash, një sukses i pastër 4-0 që i mban të qetë në krye.
“Bomberi” anglez arriti një shifër të pabesueshme, 100 gola me fanellën e Bayern në 104 ndeshje. Tah, i ndihmuar dhe nga një prekje e lehtë e Luis Diaz, zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të. Në fundin e pjesës së parë, Harry Kane fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë, në minutën e 65-të, Harry Kane realizoi golin e dytë personal, një gol jubilar për të, i 100 me Bayern. Për të kompletuar “pokerin” e mendoi Laimer me një finalizim plot klas.
I lumtur, por i befasuar nga këto shifra, u shfaq Harry Kane: “100 gola në 104 ndeshje, për të qenë i sinqertë është një çmenduri për mua. Është një nder të arrijë 100 gola për këtë klub të madh. 100 gola kaq shpejt jam me të vërtetë krenar, por siç e them shpesh, duhet të shohësh përpara, dua të arrijë 100 gola të tjerë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Harry Kane.
()
© BalkanWeb