Fri, Oct 3, 2025

“I love you”: Lady Gaga ndan momentet më të ëmbla për ditëlindjen e partnerit

  • PublishedSeptember 27, 2025

“I love you”: Lady Gaga ndan momentet më të ëmbla për ditëlindjen e partnerit

Lady Gaga po feston ditëlindjen e të fejuarin e saj, Michael Polansky, me një dedikim të ëmbël në Instagram për 42-vjetorin e tij. Këngëtarja e famshme postoi disa foto ku shihet duke përqafuar dhe puthur partnerin e saj në momente intime dhe të ngrohta. Një foto kap momentin ku ata shkëmbejnë një puthje në një fermë, ndërsa disa dhi i shohin nga pas, duke i dhënë pamjes një nuancë të veçantë dhe të qeshur.

Në një tjetër imazh, çifti duket duke u përqafuar përpara një food truck, ndërsa fotoja e fundit tregon tortën e ditëlindjes së Polansky-t me qirin e vetëm mbi të.

 

Në mbishkrimin e saj, Gaga shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, të dashurit tim. Shpresoj që 42-ta të jetë viti yt më i mrekullueshëm deri tani. Ke bërë shumë në këto 42 vite dhe jam shumë krenare për ty çdo ditë dhe shumë mirënjohëse për ditën kur ke ardhur në këtë botë, ishte dita më e veçantë.”

Ajo përshkruan ditën si të preferuarën e saj të vitit, me shëtitje të gjata, pak shi, buzëqeshje dhe tortë me çokollatë. Madje, Gaga përmend edhe dhinë që i shikonte nga afër: “Edhe kjo dhi e di sa e veçantë është dita jote e ditëlindjes për mua 😊. Të dua 💋.”

Ky dedikim i ëmbël vjen vetëm disa javë pas momentit kur Lady Gaga nderoi Polansky-n gjatë pranimit të çmimit Artist i Vitit në MTV Video Music Awards 2025. Fansat e çiftit janë të lumtur të ndajnë këto momente intime dhe plot dashuri nga jeta private e yllit ndërkombëtar.