Tragjedia në familjen e Gjestit, ekipi i tij bën njoftimin për humbjen e vëllait!
Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen e reperit të njohur Gjesti. Vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një aksidenti me motor në fshatin Treboviq të Pejës. Lajmi ka tronditur komunitetin artistik dhe publikun, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre për humbjen e parakohshme të tij.
Ekipi i Gjestit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 27 shtator, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës. Në postimin e shpërndarë në Instagram, thuhet: “Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.”
Postimi i plotë:
Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë.
Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.
(Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)
Ngushëllimet e shumta tregojnë për gjithë respektin dhe dashurinë që publiku dhe komuniteti kanë për familjen Kelmendi në këto momente të vështira që ata ndodhen.
Ngushëllime tepër të sinqerta familjes Kelmendi për këtë humbje të parakohshme dhe tronditëse.