Fri, Oct 3, 2025

“Luani” Kane “josh” Real Madrid, Bayern kthen vështrimin nga…Vlahovic

  • PublishedSeptember 27, 2025

“Luani” Kane “josh” Real Madrid, Bayern kthen vështrimin nga…Vlahovic

Harry Kane është “bomberi” i momentit në Evropë, me kapitenin e “Tre Luanëve” që kapi një shifër rekord 100 gola në 104 ndeshje. Këto periudhë është folur shumë mbi të ardhmen e tij, fill pasi Bild zbuloi që në kontratën e firmos me Bayern ekziston një klauzolë që e lejon të largohet në fund të këtij sezoni. Po e përditshmja gjermane Bild, zbulon se Harry Kane është kthyer në një objektiv të Real Madrid, me këta të fundit që kërkojnë një qendërsulmues, në një kohë që po hasin vështirësi në mbylljen e aksioneve.

Kane ka një kontratë të vlefshme me Bayern deri në 2027, por në botën e futbollit çdo lojtar e ka një çmim. Nga Gjermania bëjnë me dije, se drejtuesit e Bayern, pavarësisht rendimentit të frikshëm të Harry Kane, me 12 gola në 8 ndeshje këtë sezon, po studiojnë tregun për të gjetur një pasues, fundja në Kane është 33 vjeç.

Një opsion për fazën ofensive është Dusan Vlahovic, kjo pasi sulmuesi i Juves përfaqëson një okazion. Serbi është futur në vitin që i përfundon kontrata, për këtë arsye drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kërkojnë ta shesin që në janar, sigurisht me skonto për të mos e humbur më pas falas.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net