Fri, Oct 3, 2025

Shtyrja e Botërorit mbetet opsion, idetë e Presidentit Trump bëjnë bujë

  • PublishedSeptember 27, 2025

Shtyrja e Botërorit mbetet opsion, idetë e Presidentit Trump bëjnë bujë

Ngjarjet e fundit në SHBA kanë cënuar sigurinë në vend, ndërsa nga këto gjëra është ndikuar edhe futbolli.

Shtetet e Bashkuara presin Botërorin vitin që vjen, sakaq Presidenti Trump nuk e përjashton mundësinë për shtyerje të këtij kompeticioni.

Përveç kësaj, së fundmi, po qarkullon edhe një ide tjetër. Ideja e Presidentit Donald Trump se ai mund të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 jashtë qyteteve amerikane që ai i konsideron të pasigurta, u përhap gjërësisht këtë javë.

Ky lajm shkaktoi një gamë të gjerë reagimesh, shumë prej të cilave të mbushura me konfuzion, sepse qeveria amerikane nuk ka asnjë rol zyrtar në zgjedhjen e qyteteve pritëse të Kupës së Botës.

Problemi është më i madh nga çfarë duket, pasi Kupa e Botës është në pronësi dhe operohet nga FIFA, organi qeverisës global i futbollit. FIFA, vite më parë, nënshkroi “marrëveshje për qytetet pritëse” dhe “marrëveshje për stadiumet” me subjekte në tregje të ndryshme të SHBA-së dhe për të ndërmarrë veprime për këtë kompeticion nuk është e lehtë.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net