VIDEO/ Derbi i takon Dinamos, triumf zemre në derbi ndaj Tiranës
Dinamo triumfon 1-2 ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit të mbajtur në “Selman Stërmasi”.
Dinamovitët kaluan në epërsi pas 24 minutash lojë, me Gudiabin që u kordinua si duhet dhe mposhti portierin kundërshtar.
Në fundin e pjesës së parë, bardheblutë reklamuan penallti pasi u pengua Mensah, por nuk kishte këtë mendim arbitri.
Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Dajës dyfishojnë shifrat me anë të Vilës, i cili shënon pas një asisti të Nanit.
Në të 57-tën, Tirana fiton penallti pas një prekje me dorë të Ditës. 11-metërshi u përkthye në gol nga Pacacia, i cili nuk fali para portës.
Ekipi i Bordin shtoi presionin dhe u vendos në kërkim të golit të barazimit, gjë që gjithsesi nuk u arrit.
Dinamo kështu rikthehet te fitorja, ndërsa Tirana vijon me rezultatet negative.
Në sfidën tjetër, në Ballsh, Partizani u imponua 3-1 ndaj Bylis.
© BalkanWeb