Fri, Oct 3, 2025

La Liga/ Derbi madrilen, mediat i bëjnë jehonë suksesit të Atletico-s, Xabi Alonso: Humbje e merituar, nuk ka justifikime

  • PublishedSeptember 28, 2025

La Liga/ Derbi madrilen, mediat i bëjnë jehonë suksesit të Atletico-s, Xabi Alonso: Humbje e merituar, nuk ka justifikime

Jehona e suksesit madhështor të Atletico Madrid në derbin madrilen vijoi edhe këtë të diele. Jo vetëm për faktin e thjeshtë të fitores së një derbi ndaj Real Madrid, por mbi të gjitha për përmasat e kësaj fitore. Plotë 5 gola, që rikthen skuadrën e Cholo Simeones sërish në garë për titullin kampion.

Vetë argjentinasi u shpreh i lumtur pas suksesit të thellë të arritur në derbin e zhvilluar në Metropolitano, duke mos harruar ti thurr elozhe sulmuesit të tij Alvarez:

“Ne ishim të shkëlqyer që nga fillimi. Ekipi dinte çfarë të bënte që nga minuta e parë. Jam shumë i lumtur. Ne u dhamë njerëzve lumturinë që meritonin. Është një rezultat i madh kundër rivalëve tanë. Unë këmbëngul, të gjithë te Atletico Madrid duhet të kujdesen për Julian Alvarez. Klubi, stafi i trajnerëve, lojtarët, tifozët… Ky djalë duhet të qëndrojë shumë vite këtu dhe të bëjë histori me këtë klub”.

Në krahun tjetër i zhgënjyer ishte tekniku Xabi Alonso pas humbje së parë sezonale:

“Sot nuk luajtëm mirë si skuadër, nuk ishim në nivelin që duhet të ishim. Jemi në një fazë ndërtimi, sot ishte humbja jonë e parë dhe duhet të nxjerrim përfundime nga ajo që ndodhi, por nuk ka justifikime, është një derbi dhe një humbje e merituar. Nuk jemi të lumtur, por nuk mund të harrojmë se çfarë po bënim më parë, deri para sfidës së sotme dhe po bënim mirë. Jemi në një gjendje progresi… mënyra se si do të reagojmë ndaj kësaj humbjeje do të jetë gjëja më e rëndësishme, në ndeshjen e ardhshme, ose kur të përballemi me një kundërshtar të fortë, siç ishte Atletico sot. Nuk do të ishim të zgjuar nëse nuk do të ishim të aftë të nxjerrim pozitiven nga dhimbja dhe humbja që patëm sot”.

Edhe mediat prestigjoze spanjolle i kushtuan ditën e sotme vëmendjen kryesorer suksesit të thellë 5-2 të Real Madrid në derbin madrilen, duke patur të gjitha si emërues të përbashkë vetëm një fjalë: Manita.

Marca
 

As

Mundo Deportivo

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net