Miley Cyrus drejt një fillimi të ri: Shtëpia në Malibu gati pas 7 vitesh nga zjarri shkatërrues
Shtatë vite pas shkatërrimit të shtëpisë së saj në Malibu, këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka zbuluar se procesi i rindërtimit po shkon drejt fundit. Në një intervistë të fundit me aktoren Pamela Anderson për revistën CR Fashion Book, 32-vjeçarja tha se banesa e saj do të jetë gati për të jetuar brenda disa javësh.
“Kam qenë duke punuar për rindërtimin,” tha Cyrus. “E humba shtëpinë time në zjarrin Woolsey Fire dhe po e ndërtoj prej pesë vitesh. Tani duket se do të jetë gati për mua shumë shpejt.”
Shtëpia, të cilën e ndante me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth, u shkatërrua nga flakët në vitin 2018, ndërsa Miley ndodhej në Afrikën e Jugut duke xhiruar për serialin “Black Mirror”. Çifti u martua pak muaj më vonë, por u ndanë në vitin 2019.
Pavarësisht humbjes emocionale, këngëtarja e “Flowers” e ka përshkruar këtë përvojë si një “bekim të madh”.
“Kur më dogji shtëpia, në fakt ishte një nga bekimet më të mëdha të jetës sime,” u shpreh ajo në një event në maj. “Më dha mundësinë të rindërtoj gjithçka me qëllim dhe vetëdije, nga objektet në shtëpi, te njerëzit në jetën time.”
Shtëpia në Malibu kishte një domethënie të veçantë për Cyrus, pasi aty regjistroi albumin e saj të parë si artiste solo. Në një rrëfim në TikTok më 2023, ajo kujtoi:
“Ai vend kishte magji. Ndryshoi jetën time.”
Cyrus ka pranuar se kjo ngjarje ndikoi edhe në zërin e saj:
“Mund të këndoj më mirë që pas zjarrit,” tha ajo për Joe Rogan. “Ishte sikur çliroi diçka tek unë.”