Fri, Oct 3, 2025

Lazio shkëlqen në Genoa, minuta edhe për Hysaj

  • PublishedSeptember 29, 2025

Lazio shkëlqen në Genoa, minuta edhe për Hysaj

Lazio triumfon 0-3 në Genoa, në ndeshjen e Serie A. Lacialët zhbllokuan shifrat që në minutën e katërt, me anë të Cancellierit.

Castellanos dyfishoi shifrat në minutën e 30-të, pas një asisti të Marusic.  Në këtë takim la gjurmë edhe Zaccagni, i cili shënoi në minutën e 63-të.

Në këtë sfidë u aktivizua te Lazio edhe mbrojtësi i kombëtares, Hysaj. Të besuarit e Sarrit janë në vendin e 12-të me 6 pikë, ndërsa Genoa është e parafundit.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net