Fri, Oct 3, 2025

Bayern e ka seriozisht, vendosin kontaktet e para me Vlahovic

  • PublishedSeptember 30, 2025

Bayern e ka seriozisht, vendosin kontaktet e para me Vlahovic

Prej një muaji merkato e verës uli siparin, por ky fakt nuk largon Vlahovic nga tregu. Sulmuesi serb po kalon një moment shumë të mirë, me 4 gola të shënuar, 2 në Serie A dhe 2 në Champions, por kaq nuk mjafton për të bindur “Zonjën e Vjetër”, me këtë të fundit që kërkon të lirohet nga Vlahovic gjatë janarit, një përpjekje kjo për të mos e humbur më pas falas në fund të këtij sezoni, pasi sulmuesi është futur në vitin që i përfundon kontrata.

Nga Gjermania, pak ditë më parë, bënë me dije se për Vlahovic ka një interesim konkret nga Bayern Munich. Sipas Bild, Bayern kërkon një zëvendësues për Harry Kane, me këtë të fundit që ka të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lejon të largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni, me një çmim të fiksuar prej 65-70 milionë euro. Nuk është një sekret që drejtuesit e Bayer e pëlqejnë Vlahovic pasi në verën e vitin 2022 kur nga Mynihu u largua Robert Lewandowski, shfaqën interesim konkret për Vlahovic, por në atë kohë kërkesa e Fiorentinës për 80 milionë euro u vlerësua e lartë.

Lajmi i bërë publik nga Bild, gjen konfirmim edhe nga eksperti i merkatos, Fabrizo Romano: “Bayern po vlerëson të blejë një tjetër sulmues në 2026. Drejtuesit kanë vendosur kontakte me Vlahovic për të marrë informacione në lidhje me situatën e tij. Për momentin thekson Fabrizo Romano nuk ka një ofertë kontrate, por situata është në vazhdën e sondazheve”. Jo vetëm Bayern, për Vlahovic ka interesim edhe nga klube të tjera Evropiane.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net