Fri, Oct 3, 2025

Derbi për “mbijetesë”, Milinkoviç dhe Bordin luajnë shansin e fundit?

  • PublishedSeptember 30, 2025

Derbi për “mbijetesë”, Milinkoviç dhe Bordin luajnë shansin e fundit?

Të premten në mbrëmje rikthehet të vihet në skenë për herë të parë këtë sezon, derbi i kryeqytetit, sfida më e rëndësishme e kampionatit tonë, Partizani-Tirana. Një derbi që vjen shumë ndryshe këtë sezon, aq sa të shohësh për momentin tabelën e renditjes pas 5 javëve të para të Superiores, mund të besosh se renditja është gabimisht e përmbysur.

Dy bigët e kampionatit tonë, dy nga skuadrat që kanë bërë më shumë histori në futbollin tonë, e shofin veten në pozita delikate, por ajo që është edhe më keq, në horizont duket se nuk ka vend shumë për të qenë optimist.

Partizani vjen pas 3 humbjeve radhazi në kampionat, duke u renditur vetëm në vendin e 8 me 4 pikë. Më keq Tirana. Rivalët e “Demave”, ndryshuan trajnerin Mile pas vetëm dy ndeshjes, por edhe ardhja e Roberto Bordin nuk i ka përmirësuar gjërat. Bardheblutë kanë bërë nisjen më të keqe në historinë e tye, pas 5 javëve të para në kampionat. Vetëm dy pike të grumbulluara, janë statistikat e një skuadre që luan për mbijetesë.

Një derbi që mund të rezultojë fatal për dy teknikët: Milinkoviç i Partizanit dhe Bordin i bardhebluve. Një humbje në derbi do të rëndonte tepër pozitat si për njërën po ashtu edhe për skuadrën tjetër, ndaj një shkarkim i parakohshëm nuk do të ishte aspak çudi.

Një derbi që vjen sigurisht në javën e 6 të fazës së parë e ku është ende herët për të bërë llogari e shpalosur objektiva, por populli ynë thotë:Dita e mirë shihet që në mëngjes dhe mëngjesi për Partizanin e Tiranën është i zymtë e plotë re, të paktën për momentin.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net