Fri, Oct 3, 2025

Zgjidhet konflikti, Conte dhe De Bruyne “bëjnë paqe”, por paralajmërohet belgu

  • PublishedSeptember 30, 2025

Zgjidhet konflikti, Conte dhe De Bruyne “bëjnë paqe”, por paralajmërohet belgu

Duket se është zgjidhur gjithshka pas konfliktit mes De Bruyne dhe Contes. Te Napoli, pas humbjes me Milanin, vëmendja nuk ishte vetëm te rezultati, por te ftohja mes trajnerit Antonio Conte dhe Kevin De Bruyne pas zëvendësimit të mesfushorit belg. Conte, i njohur për përvojën e tij në menaxhimin e grupit, kërkoi menjëherë një takim me skuadrën për të riafirmuar rëndësinë e shpirtit ekipor mbi interesat personale.

Ndërkohë, Lele Oriali ndërhyri për të sqaruar situatën me De Bruyne, duke i bërë të qartë se reagime nervoze si ajo ndaj Milanit nuk do të tolerohen më. Belgut nuk i kishte pëlqyer zëvendësimi, sidomos pas golit të shënuar, por nga klubi vjen mesazhi i qartë: incidenti është mbyllur.

Në Champions kundër Sporting Lisbonës, De Bruyne do të jetë në fushë – dhe këtë herë, gati të ndjekë çdo vendim të trajnerit pa polemika.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net