Fri, Oct 3, 2025

Sara komenton për herë të parë Ledrin dhe Xhensilën

  • PublishedSeptember 30, 2025

Sara komenton për herë të parë Ledrin dhe Xhensilën

Pas javësh të tëra spekulimesh në rrjetet sociale dhe media, Sara Hoxha ka vendosur të reagojë për herë të parë mbi zërat që lidhnin ish-partnerin e saj, Ledri Vulën, me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se lajmet i ka lexuar si gjithë publiku dhe se nuk e ndjen të drejtë të komentojë për diçka që nuk e di.

“Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare, por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë ia uroj Ledrit se është babai i Poit,” tha ajo.

Sara theksoi se, pavarësisht ndarjes, marrëdhënia me Ledrin mbetet e shëndetshme dhe funksionon mbi bazën e prindërimit të përbashkët. “Gjëja më e rëndësishme për ne të dy është vajza. Pas gjithçkaje që kemi kaluar, ia kemi dalë të jemi aty për të. Marrëdhënia jonë është prindërore dhe mbi këtë bazohet gjithçka,” – përfundoi ajo.

Ky reagim i qetë dhe pa polemika i Sarës erdhi si një mesazh qartësues për publikun, duke treguar se prioriteti i saj mbetet vajza dhe respekti reciprok me Ledrin.