Fri, Oct 3, 2025

Një autogol “thyen” Mou, Chelsea triumfon 1-0, Maresca: Rëndësi kishte vetëm fitorja

  • PublishedOctober 1, 2025

Një autogol “thyen” Mou, Chelsea triumfon 1-0, Maresca: Rëndësi kishte vetëm fitorja

Rikthimi i Jose Mourinho-s në “Stamford Bridge”, aty kur dikur ishte një idhull, nuk i mjaftoi Benfikës për të dalë qoftë dhe me një pikë nga Londra, me Chelsea-n që triumfoi 1-0. Ashtu siç pritej, kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë për ekipin e Marseca-s me Benfikën që jo vetëm u mbrojt me fanatizëm, por kërcënoi portën e bluve me disa zbritje të shpejta.

Momenti vendimtar i këtij takimi erdhi në minutën e 18-të, ku Garnacho futi një top në qendër, Richard Rios në përpjekje për të larguar topin e devijojë në portën e tij duke i dhuruar Chelsea-t avantazhin. Në fraksionin e dytë, dy trajnerët ndërhyn në formacion me zëvendësime të shumta duke ulur ndjeshëm ritmin e lojës. Chelsea e mbylli këtë takim me 10-të lojtarë pas daljes me karton të kuq të Joao Pedro-s, i dyti i verdhë. Për Benfikën situata ndërlikohet që në start të këtij edicioni të Champions me 2 humbje në 2 ndeshje.

Për Chelsea-n dhe Marseca-n, në këtë takim kishin rendësi vetëm 3 pikët: “Vuajtëm më shumë se sa duhej, mbi të gjitha në pjesën e dytë. Ishte e rëndësishme të fitonim pas një periudhë pak të vështirë mes përjashtimeve dhe dëmtimeve”, u shpreh Marseca.

Siç ndodh shpesh me ish ekipet e tij, Jose Mourinho u nderua nga tifozët e Chelsea-t, por këtë rikthim të tij në Londër e zbehu humbja e pësuar: “Nuk jam i lumtur, një humbje është gjithnjë një humbje, edhe nëse luan mirë. Gjithsesi, këtu jam prej pak ditësh, kam zhvilluar pak stërvitje, kjo ishte një ndeshje e mirë kundër një ekipi të fortë. Kishim shanset tona për të shënuar, kjo humbje është një bazë e mirë për të nisur punën”, u shpreh Jose Mourinho.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net