Sërish thyerje rregullash? Pas rrëmujës me Loredanën, Keijsi në krahët e një tjetër vajze, kësaj here konkurrente e “Për’puthen”
Zhurmë të madhe bëri në rrjet takimi gjysmë ‘i fshehtë’ i konkurrentit të “Për’puthen”, Keijsi Hysenit, me kupid-in e emisionit, Loredana Brati.
![]()
Mes vrulit të ngjarjes, Loredana njoftoi largimin nga emisioni duke e justifikuar me arsye personale, por më shumë u duk si ndëshkim për thyerjen e rregullores së programit. Asaj s’i lanë kohë të shpjegohej. Megjithëse kërkoi fjalën për herë të fundit në studio, prezantuesja Megi Pojani nxitoi të shfaqte klipin ku Loredana i jepte nga një mesazh të shkurtër djemve, si këshillat e fundit para se të largohej.
Keijsin e “kryqëzuan” në studio. Megi dhe opinionistët i kërkuan shpjegime për arsyet e takimit kundër rregullores, ndërsa konkurrenti shpjegohej se kishin ngrënë drekë-darkë vetëm me njëri-tjetrin, për respekt. Këtë respekt e vuri në pikëpyetje e gjithë studio, ndërsa pati edhe një përplasje të fortë mes Keijsit dhe Stelinës, vajzës me të cilën ai po njihet këto tre javë.
![]()
Pas toneve të larta të zërit dhe ndërhyrjes së opinionistit Laert Vasili, “çifti në tentativë” u pajtua dhe duket se prej tyre kemi zhvillime.
Sot, në InstaStory, Keijsi ka ndarë një foto pikërisht me Stelinën. Pasi i kishte premtuar xhiron me motorr, duket se më në fund e ka mbajtur fjalën. S’e dimë nëse po thyejnë rregullat e emisionit, apo është takimi i radhës i xhiruar mes tyre. Mirëpo, çfarë na tërhoqi vëmendjen është gjesti romantik i Keijsit: kënga që shoqëron story-n është “Jay-Z ft Beyonce – 03 Bonnie & Clyde”, ndërsa ka mbuluar me trëndafil fytyrës e saj megjithëse dallohet qartë që është Stelina.
![]()
Çift apo ende jo? Mbetet për t’u parë…
