Fri, Oct 3, 2025

Drama e divave në Javën e Modës në Paris/ Cara Delevingne humbet qetësinë në sfilatën e Stella McCartney

  • PublishedOctober 3, 2025

Drama e divave në Javën e Modës në Paris/ Cara Delevingne humbet qetësinë në sfilatën e Stella McCartney

Modelja e njohur britanike Cara Delevingne ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë Javës së Modës në Paris, teksa mbërriti për të ndjekur sfilatën e markës Stella McCartney. Ndonëse është një figurë e njohur e botës së modës, Cara u përball me një moment aspak komod: nuk u njoh nga stafi në hyrje dhe iu desh të priste në radhë si të gjithë të ftuarit e tjerë.

“Kjo po bëhet çmenduri…”

Kur mbërriti në vendngjarje, Delevingne hasi një radhë të gjatë ku pjesëmarrësit po kontrolloheshin përmes kodeve QR. Ajo tentoi të kalonte përpara, por u ndalua nga rojet dhe punonjësja që menaxhonte hyrjen, e cila nuk e njohu menjëherë.

E irrituar nga situata, Cara iu drejtua punonjëses me fjalët:

“Do të hyj brenda, kjo po bëhet çmenduri.”

Modelja ishte e detyruar të tregonte kodin e saj të hyrjes si të gjithë të tjerët, çka e bëri edhe më të pakëndshme situatën për të. Vetëm pasi punonjësja e njohu, ajo u lejua të hynte në event.

Një nga arsyet që e bëri njohjen më të vështirë ishte fakti që Delevingne mbante syze dielli të mëdha, të cilat i mbulonin pjesën më të madhe të fytyrës.

Momenti nuk kaloi pa u vënë re, pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.