Fri, Oct 3, 2025

Për të është ndeshja e parë e këtij edicioni në Superiore, zbulohet emri i gjyqtarit që do të drejtojë derbin Partizani-Tirana

  • PublishedOctober 3, 2025

Për të është ndeshja e parë e këtij edicioni në Superiore, zbulohet emri i gjyqtarit që do të drejtojë derbin Partizani-Tirana

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës ka gjithmonë vëmendje shumë të madhe e sidomos shpesh shoqërohet nga polemikat për gjykimin. Ndaj edhe zgjedhja e arbirrit shumë herë është edhe një nga temat më të diskutuara.

Nuk do të kalojë pa diskutime edhe ajo e FSHF-së për gjyqtarin që do të drejtojë ndeshjen e sotme, pasi FSHF ka përzgjedhur për këtë sfidë ndërkombëtarin Eldorjan Hamiti. Problemi? Kjo është ndeshja e parë e sezonit në Superiore për gjyqtarin me stemë ndërkombëtare.

Ai ka drejtuar vetëm javët e kaluara duelin mes Besës dhe Lushnjes në Kategorinë e Parë në këtë sezon, duke mos qenë i pranishëm si kryesor në ndeshjet e mëparshme. Ky vendim padyshim që mund të sjellë polemika nëse do të ketë pakënaqësi nga njëra skuadër apo tjetra rreth vendimeve të tij në fushë.

Asistentë të Hamitit në këtë sfidë janë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj, me Dorjan Maletajn të vendosur si arbitër të katërt. Kreshnik Barjamaj është caktuar në VAR, me Kreshnik Cjapin përkrah tij në AVAR.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net