Fri, Oct 3, 2025

Interesimi për derbin, numri i biletave të shitura për Partizani-Tirana

  • PublishedOctober 3, 2025

Interesimi për derbin, numri i biletave të shitura për Partizani-Tirana

E gjithë vëmendja është e spostuar në derbin e kryeqytetit, aty ku në orën 19.00, Partizani dhe Tirana do kërkojnë triumfin, në atë që gjithmonë ka rezultuar më shumë se një ndeshje futbolli.

Deri më  tani, për takimin që do luhet në “Air Albania” janë shitur 7 mijë bileta. Pavarësisht se për derbin ka gjithmonë interes, ky numër tifozësh konsiderohet i ulët.

Sfida mes Partizanit dhe Tiranës vlen për javën e gjashtë të kampionatit.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net