“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Ashtu siç ndodh zakonisht, edhe këtë herë, ngacmimet mes tifozërive nuk kanë munguar. Fillimisht, ishin bardheblutë që dërguan “mesazhet” e tyre.

Tifozët e të kuqve janë kundërpërgjigjur me një banderolë, të shfaqur në shkallët e stadiumit “Air Albania”.
“Tirana Big Mama, Partizani Big Baba”- shkruhej aty. Natyrisht, është një derbi dhe diçka e tillë është…normale.

© BalkanWeb