Sat, Oct 4, 2025

Tirana gjen shpëtim në derbi, “zhyt” në krizë Partizanin, tani Milinkovic rrezikon shkarkimin

  • PublishedOctober 4, 2025

Tirana gjen shpëtim në derbi, “zhyt” në krizë Partizanin, tani Milinkovic rrezikon shkarkimin

Tirana gjen shpëtim në derbi, “thyen” pastër 3-0 Partizanin, duke spostuar krizën në kampin e kuq. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës për këtë sezon, një fitore që erdhi përballë rivalëve të përjetshëm. Për bardheblutë derbi nga një makth është kthyer në një bekim, kjo pasi ishte fitorja e 2 radhazi ndaj “demave”, 6 gola të shënuar në 2 derbe, ndërsa nuk njohin humbje në 5 përballjet e fundit.

Ky fakt “ngroh” edhe presidentin Halili, me këtë të fundit që i premtoi lojtarëve 20 mijë euro premio, por i kërkoi që të japin maksimumin edhe në 3 takimet e radhës që mbyllin dhe fazën e parë.

Me 5 pikë në 6 javë, Tirana “parakalon” Partizanin, me të kuqtë që janë mbërthyer nga një krizë totale me 4 humbje në 4 ndeshjet e fundit. Ecuria shumë negative vendos në dyshim të fortë të ardhmen e trajnerit Mladen Milikovic, me këtë të fundit që saktësoi se do të flas me drejtuesit e bordit për t’i dëgjuar, pasi ky është një moment delikat.

Panorama
Panorama

Partizani-Tirana “pushtoi” edhe faqen e parë të Panorama Sport: “Derbi vishet bardheblu, Tirana ‘zbor’ Partizanit”, shkruan e përditshmja më e madhe sportive në vend.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net