Sat, Oct 4, 2025

Nina zgjodhi zemrën, jo fjalët e ashpra, Arbenita me mesazh të fshehtë për Feron?

  • PublishedOctober 4, 2025

Nina zgjodhi zemrën, jo fjalët e ashpra, Arbenita me mesazh të fshehtë për Feron?

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj personale të Instagram-it disa momente të veçanta me vajzën e saj, Ninën, nga një vizitë në një hapësirë artistike ku vizitorët shprehin emocionet e tyre negative në letra. Në këtë ambient plot ngjyra, secili kishte mundësinë të shkruante mllefin apo zhgënjimet e veta, por Nina vendosi t’i qaset situatës ndryshe.

Në një prej storieve të postuara në Instagram, Arbenita tregoi me humor:

We had to write things that makes us angry, but, Nina chose peace!~ Duhej të shkruanim gjërat që na bëjnë të zemëruar, por Nina zgjodhi paqen.”

Në foto shfaqej vogëlushja duke ngjyrosur një letër të kuqe me një zemër të verdhë në vend që të shkruante diçka negative, një gjest i thjeshtë, por me shumë kuptim që mori vëmendjen e ndjekësve.


Në një tjetër story, modelja shtoi me ironi: “Jam e lumtur që ende s’di të lexojë 🤣”, duke iu referuar fjalëve të papërshtatshme që gjendeshin në disa nga letrat e tjera, mes tyre dhe një shprehje e drejtuar ndaj ish-partnerëve. Ky moment tregoi jo vetëm spontanitetin e Ninës, por edhe tek shumë ndjekës të Arbenitës u interpretua si një mesazh i fshehtë dhe thumbues për ish-partnerin e saj, Feronit Fera.