Madonna bën paraqitjen e parë publike pas rrëfimit për sëmundjen e rëndë
Mbretëresha e Popit, Madonna, ka zgjedhur një dalje të rrallë publike me një pamje më të thjeshtë gjatë vizitës së saj në Londër. 67-vjeçarja u pa në stadiumin “Stamford Bridge” për të ndjekur ndeshjen Chelsea–Liverpool, në shoqërinë e partnerit të saj 29-vjeçar, Akeem Morris. Çifti u përzien me turmën e tifozëve ndërsa mbështesnin ekipin londinez, i cili fitoi me rezultatin 2-1.
E veshur me një pallto të zezë dimërore, Madonna kishte hequr dorë nga pamja e saj glamuroze tipike, duke zgjedhur një paraqitje më diskrete. Akeem qëndronte pranë saj gjatë ndeshjes, shkruan DailyMail. Dyshja janë parë më herët në takime të Chelseat, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në korrik 2024 pas disa muajsh spekulimesh. Ata njihen që prej vitit 2022, kur pozuan bashkë për revistën Paper.
Paraqitja e fundit e Madonnës vjen pas një periudhe të vështirë shëndetësore. Këngëtarja ka treguar më parë se kishte kaluar një infeksion bakterial kërcënues për jetën, që u shndërrua në sepsë dhe e çoi në kujdes intensiv për katër ditë gjatë përgatitjeve për turneun “Celebration Tour”. “Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi dhe i dyti, që nuk doja të zhgënjeja askënd që më besoi,” rrëfeu ajo në një intervistë për podcastin On Purpose të Jay Shetty-t.
Tashmë, dy vjet pas incidentit, Madonna duket në formë të mirë dhe po rikthehet gradualisht në jetën publike dhe artistike.