Roma ëndërron me Gasperinin, Fiore zhytet në fund, por Pioli nuk preket (VIDEO)
Fiore dhe Roma dhuruan spektakël në javën e 6-të të Serie A, në një ndeshje me emocione pafund, por e vendosur që në fraksionin e parë. Të zhytur në krizë totale, me vetëm 3 pikë në 6 javë, ekipi vjollcë u përpoq të reagojë, me Kean që gjeti golin e avantazhit në minutën e 14-të me një predhë të vërtetë nga distanca.
Roma iu kundërpërgjigj në të njëjtën formë, me një gol shumë të bukur, ku Soule në kufijtë e zonës së rreptësisë me një trajektore perfekte barazoi shifrat në 1-1. Ekipi i Gasperinit nuk e uli ritmin dhe në minutën e 30-të gjetën edhe golin e dytë duke përmbysur rezultatin me Cristante. Sfida mbeti e hapur deri në fund, me dy ekipet që nuk e ulën ritmin, por rezultati mbeti i pandryshuar, me Romën që shijon këtë fitore dhe kreun e renditjes me 15 pikë në 6 javë, po aq sa edhe Napoli.
Gasperini jo vetëm që feston këtë fitore, por dhe beson teksa sheh ekipin e tij në krye: “Jam shumë i lumtur për njerëzit, skuadrën dhe lojtarët. Nuk kam thënë kurrë që nuk kemi objektiva të mëdha, thjesht po shijojmë momentin edhe pse askush nuk besonte te ne”, u shpreh Gasperini.
Me vetëm 3 pikë në 6 javë, Pioli u shfaq i shqetësuar për situatën ku ndodhen Fiorentina, por jo për të ardhmen e tij. Pavarësisht shifrave, drejtuesit e ekipit vjollcë konfirmuan Piolin në krye të ekipit.
()
© BalkanWeb