Vendosi rekord unik në Angli, Guardiola: Tani synoj 250 fitore të tjera
Mjafton një gol i Haaland për të “thyer” Brentford, me Man.City që del me 3 pikë nga java e 7-të në Premier League duke ngushtuar diferencën me kreun në vetëm 3 pikë. Në minutën e 9-të, biondi u shkëput shpejt, mbrojti topin me forcë duke tundur rrjetën, ky ishte goli i tij i 9-të në ishull në këtë fillim sezoni.
Man.City vuajti për të mbyllur ndeshjes, madje u desh edhe një mrekulli e Donnarumma-s për të mbajtur në lojë fitoren, me portierin italian që ndali Thiago-n në një aksion flagrant.
City ruajti me fanatizëm këtë fitore, e cila ishte unike për Pep Guardiola-n, suksesi i 250 në Premier League, por këtë shifër tekniku spanjoll e arriti me 359 ndeshje në dispozicion, duke vendosur një rekord si trajneri që arrin më herët këtë shifër duke lënë pas legjenda si Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger:
“Është një nder të jem përkrah emrave si Ferguson dhe Wenger. Falënderoj klubin, lojtarët dhe stafin. Kemi arritur këtë shifër pas një rrugëtimi të shpejtë, jam me të vërtetë krenar. Tani të synojmë edhe 250 fitore të tjera. Haaland? Ai nuk është vetëm një finalizues, bën presiong, është i impenjuar. Shpresoj që të shënojë edhe me Norvegjinë që të rikthehet në formë për sfidën kundër Everton”, u shpreh Pep Guardiola.
()
© BalkanWeb