Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar, mungon në Leskovac për ndeshjen e kombëtares
Shqipëria do të përballet me Serbinë në 11 tetor, në ndeshjen kualifikuese të botërorit në Leskovac.
Prezent në stadium për të raportuar për këtë takim nuk do të jetë gazetari i njohur Arlind Sadiku, pasi për këtë të fundit ka një urdhërarrest në Serbi. Ka qenë vetë Sadiku që ka bërë të ditur lajmin, në një studio në Kosovë.
“Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-rarrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj”- tha ai.
Serbi-Shqipëri u zhvendos nga stadiumi i Beogradit do të luhet në Leskovac, për arsye sigurie.

© BalkanWeb