Inter mbetet favorit, Napoli pëson rritje, OPTA “fshin” Milan e Juve
6 javë në Serie A nuk janë mjaftueshëm për të dalë në një përfundim të saktë, por sigurisht janë mjaftueshëm për të krijuar një ide mbi favoritët në këtë edicion për të fituar titullin në Itali. Në këto 6 javë të para, surprizë, nëse mund të quhet e tillë, është Roma, me ekipin e Gasperinit që kryeson me po aq pikë sa edhe Napoli, 15-të, të ndjekur nga dy ekipet e Milanos.
Pauza që sollën ekipet përfaqësuese i ka shërbyer jo vetëm skuadrave, por edhe OPTA-s për të bërë një përllogaritje të dytë në lidhje me favoritët për të fituar në Serie A. Në raport me fillimin e sezonit, në lidhje me favoritin kryesor, nuk ka një ndryshim të madh, pasi në bazë të përllogaritjeve, Inter mbetet ekipi me më shumë kuota për të fituar, por me një zbritje të lehtë. Në fillim të sezonit, zikaltërit kishte 35,9% shanse për të fituar, ndërsa sot pas 6 javësh, Inter ka 28,46% shanse.
Një rritje të ndjeshme ka pësuar Napoli. Në fillim të sezonit ekipit i Contes, gjithnjë në bazë të përllogaritjeve nga super kompjuteri i OPTA-s, kishte 13,7% shanse për të fituar, ndërsa pas javës së 6-të ka një rritje të ndjeshme, tashmë kanë 28,46% shanse.
Në vendin e tretë kemi Romën, me ekipin e Gasperinit që tashmë ka 17,41% shanse për të fituar duke lënë pas Milanin. Pavarësisht se kanë shfaqur një lojë bindëse, ekipi i Allegrit renditet në vendin e katërt me 11,51%.
Shumë larg të qenit favorit është Juventus. “Zonja e Vjetër” renditet në vendin e 5-të me 7,83% e ndjekur nga Atalanta.
()
© BalkanWeb