Një film, një ndarje dhe një ribashkim në tapetin e kuq, çfarë fshihet pas buzëqeshjeve të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?
Pavarësisht ndarjes së tyre, Ben Affleck vazhdon të mbështesë ish-bashkëshorten Jennifer Lopez në karrierën e saj artistike. Aktorja dhe këngëtarja 56-vjeçare luan rolin kryesor në filmin muzikor Kiss of the Spider Woman, i cili u shfaq premierë të hënën, më 6 tetor, në Nju Jork.
Affleck, 53 vjeç, ishte i pranishëm në këtë event surprizë, si bashkë-producent i filmit përmes kompanisë së tij Artist Equity, të cilën e themeloi me mikun dhe bashkëpunëtorin Matt Damon. Dyshja, që u divorcua në fillim të vitit 2025, u shfaqën së bashku në tapetin e kuq dhe u panë duke biseduar miqësisht.
Lopez falënderoi publikisht Affleck për kontributin e tij në realizimin e filmit: “Ky film nuk do të ishte bërë pa Benin dhe pa Artist Equity,” tha ajo. “Ishte një përvojë që më ndihmoi të kaloj një periudhë të vështirë në jetën time personale.”
Filmi, i drejtuar nga Bill Condon (Chicago), është një rikrijim i muziklit të vitit 1993 dhe bazohet në romanin e Manuel Puig. Krahas Lopez, në film luajnë edhe Diego Luna dhe Tonatiuh.
Kiss of the Spider Woman u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit Sundance 2025 dhe është pritur me interes të madh për përzierjen e dramës, muzikës dhe mesazheve të forta emocionale.