Te Barça janë optimistë, Lamine Yamal rikuperon për “El Classico” ndaj Real Madrid
Barcelona ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjeve të ardhshme, pasi talenti i saj, Lamine Yamal, po rikuperohet me shpejtësi dhe mund të jetë gati për El Clasico që do të luhet më 26 Tetor. Sipas raportimeve nga prestigjozja spanjolle “MARCA”, 18-vjeçari është duke ndjekur një program intensiv rikuperimi, i cili do ta ndihmojë të integrohet gradualisht në skuadër.
Sipas parashikimeve, Yamal mund të shfaqet në fushë për një pjesë të ndeshjes kundër Girona-s, para se të kthehet plotësisht në ndeshjen kundër Olympiacos dhe më pas të jetë gati për përballjen e madhe me Real Madridin.
Ky rikuperim i Yamal është vëmendja kryesore në klubin katalanas, i cili po punon ngushtë me stafin mjekësor dhe të rikuperimit për t’u siguruar që Hansi Flick të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e dëmtuar sa më shpejt të jetë e mundur.
Aktualisht, lista e lojtarëve të dëmtuar përfshin emra të rëndësishëm si Yamal, Raphinha, Fermin Lopez, Gavi, Joan Garcia dhe portierin Marc-Andre Ter Stegen. Megjithatë, rikuperimi i Yamal është ai që ka tërhequr vëmendjen më të madhe, me klubin që po bën gjithçka për ta kthyer atë në fushë pa rrezikuar dëmtime të tjera.
Një rikthim i tij në formë do të ishte një bonus i rëndësishëm për Barcelonën, sidomos për ndeshjet e ardhshme që i presin.
© BalkanWeb