Tue, Oct 7, 2025

Nuk ka më unazë në dorën e majtë: Nicole Kidman përshëndet Parisin pas ndarjes nga Keith Urban

  • PublishedOctober 7, 2025

Nuk ka më unazë në dorën e majtë: Nicole Kidman përshëndet Parisin pas ndarjes nga Keith Urban

Nicole Kidman ka konfirmuar përfundimisht ndarjen nga këngëtari Keith Urban, pas një martese që zgjati plot 19 vite. Aktorja 58-vjeçare u shfaq në Paris të hënën mbrëma, pa unazën e martesës dhe me një qëndrim të vendosur, teksa mori pjesë në sfilatën e Chanel gjatë Javës së Modës.

E veshur me një këmishë të gjerë dhe xhinse, ajo dukej qartazi e çliruar, duke pozuar dhe duke i dërguar një puthje audiencës. Kidman ishte e shoqëruar nga dy vajzat e saj, Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14), si dhe mbesa e saj, gazetarja Lucia Hawley.

Vetëm një ditë pas ndarjes, vajza e saj Sunday u rikthye në pasarelë, duke sfiluar për Christian Dior dhe duke ndarë momente nga performanca në rrjetet sociale.

Nicole ka kërkuar zyrtarisht divorcin, duke përmendur “mospërputhje të pakapërcyeshme”. Ndërkohë, burime në Nashville pretendojnë se Urban tashmë është në një lidhje me një muzikante më të re, identiteti i së cilës nuk është zbuluar.

Thuhet se kjo ka qenë e vështirë për Kidman, e cila vazhdon të jetojë në vilën prej 4 milionë dollarësh në Nashville bashkë me fëmijët, ndërsa Urban është në turne dhe po jeton ndaras.

Çifti ishte parë për herë të fundit bashkë në publik në qershor, gjatë një ndeshjeje të FIFA World Cup në Nashville.