“Ai nuk është idiot…”, Guardiola flet për të ardhmen e Haaland
Gara për “Këpucën e Artë” këtë sezon pritet të jetë spektakolare, kjo pasi sulmues si Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland i kanë bërë një nisje fantastike. Kane ka realizuar 11 gola në Bundesligë, Mbappe 9 në Spanjë, po aq sa Haaland në Angli. “Bomberi” i Man.City po udhëheq “qytetarët” edhe këtë sezon, por më e mira në sytë e tij nuk ka ardhur ende pasi ndihet në super formë:
“Nuk jam ndjerë kurrë më mirë se sa tani. Po, mund të them se jam në momentin më të mirë të karrierës time”, u shpreh Haaland pas ndeshjes kundër Brentford ku realizoi golin e vetëm të takimit.
Në të gjithë kompeticionet, përfshi edhe ekipin përfaqësues, Haaland ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje. Forma e tij e shkëlqyer, ka bërë që për biondin norvegjez të flitet sërish, ku në Spanjë median shkrujnë për një transferim të mundshëm te Barcelona.
Në lidhje me këtë opsion, së fundmi reagoi edhe Pep Guardiola: “Nuk mendoj se Erling nuk është aq idiot sa të firmos një kontratë me terma afatgjatë dhe të mos e respektojë atë. Kjo është e qartë, gjithsesi, në futboll asgjë nuk është e sigurt, mund të ndodh gjithçka”, u shpreh Guardiola. Kujtojmë që në janar të 2025, Haaland rinovoi kontratën e tij me Man.City deri në 2034.
()
© BalkanWeb