Wed, Oct 8, 2025

Taylor Swift tregon pse nuk do të performojë në Super Bowl këtë vit

  • PublishedOctober 8, 2025

Taylor Swift tregon pse nuk do të performojë në Super Bowl këtë vit

Për shumë vite ka qarkulluar thashethemi se Taylor Swift mund të jetë pjesë e shfaqjes së famshme të Super Bowl-it, ngjarja më e ndjekur televizive në SHBA. Por, këtë vit, këngëtarja ka shpallur se nuk do të ngjitet në skenë, edhe pse lidhja e saj me yllin e futbollit, Travis Kelce, e bënte gjithçka të duket perfekte për një moment historik.

Gjatë një interviste në emisionin “The Tonight Show” më 6 tetor, Taylor shpjegoi se kompania Roc Nation, e themeluar nga Jay-Z, ka kontaktuar disa herë ekipin e saj për të diskutuar mundësinë e një performance në Super Bowl. Ajo pranoi se Jay-Z ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm me të, por vendimi i saj është i ndikuar nga angazhimi i partnerit të saj në futbollin amerikan.

“Jam e dashuruar me një djalë që merret me atë sport, dhe është shumë i rrezikshëm. Nuk mund të mendoj për koreografinë e një shfaqjeje ndërsa ai rrezikon jetën çdo javë,” tha Taylor, duke theksuar se përqendrimi i saj është plotësisht te performancat e Travis në fushë.

Pavarësisht kësaj, këngëtarja nuk përjashtoi mundësinë që një ditë të performojë në Super Bowl, ndoshta pas mbylljes së karrierës sportive të Kelce, duke lënë hapur mundësinë për një nga momentet më të mëdha të spektaklit.